NIMANBEGU: PRESIM NDRYSHIME  VETËM NËSE REALIZOHEN KËRKESAT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Genci Nimanbegu, gjatë një interviste per portalin kosovar “Gazeta e Re” ka shpalosur situatën aktuale dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi. Në pyetjen se a prisni të ketë ndryshime pozitive për shqiptarët në Mal të Zi, Nimanbegu është përgjigjur se koalicioni “Shqiptarët të vendosur” ka hartuar një Platformë Politike të cilën do ta prezantojë dhe ajo do të jetë bazë  për hyrje në Qeverinë e re të Malit të Zi. “Nëse kërkesat tona do të kenë përkrahje dhe vullnet që më në fund të fillojnë të realizohen, atëherë edhe ne do të hyjmë në shumicën e re parlamentare dhe mund të kemi ndryshime pozitive për shqiptarët. Përndryshe, nëse kërkesat tona elementare dhe të kamotshme përsëri nuk përfillen, atëherë nuk mund të presim lëvizje pozitive as për shqiptarët, sepse kërkesat dhe të drejtat e popullit shqiptarë mund të realizohen vetëm përmes subjekteve politike shqiptare. Ne si shqiptarë kemi gatishmëri dhe kapacitet, ashtu si edhe deri tani, por mungon realizimi nga ana e Qeverisë dhe organeve tjera shtetërore.

Nëse ky dallim me politika të ndryshme zbutet dhe fillon investimi që do të rris punësimin, infrastrukturën në zona më pak të zhvilluara në Mal të Zi atëherë edhe për Shqiptaret do të fillojnë ndryshime positive, deklaroi Nimanbegu për portalin “Gazeta e Re”.

INTERVISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE LINKUN NE VAZHDIM:

Share.