NIMANBEGU: POLITIKANËT NUK DUHET TË BARAZOHEN DHE TË NJOLLOSEN PA FAKTE

0

Gjatë një interviste për TV Teuta  nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi Genci Nimanbegu,  deklaroi se këtë post do ta ushtrojë në emër të të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm të atyre që e votuan koalicionin “Shqiptarët të vendosur” por, theksoi Nimanbegu “nuk jam deputet I atyre strukturave politke shqiptare të cilat kanë keqpërdorur pozitat e veta dhe për interesa vetjake e kanë djegur votën”.

“Me keqardhje them se subjektet politike shqiptare në parlament janë të përfaqësuar  vetëm me një deputet por kjo duhet të reflektojë tek votuesit se kujt ia kanë dhënë përkrahjen sepse nuk mund te ecim përpara si shoqëri nëse nuk keni kërkesa të qarta, nëse nuk keni qëndrime të qarta, nese nuk keni etike njerëzore,poilitke dhe morale për të përfaqësuar.

Përfaqësimi është besimi që ju jep populli dhe është mëkat I madh që ai besim të keqpërdorohet, por ne këtë besim jemi të vendosur që do ta kthejmë me rezultate”, vlerësoi Nimanbegu.                                                                                                                                         Sa I perket rritjes se numrit te punesimit të shqiptarëve në institucione shtetërore, e cila deri më tani rezulton shumë e ulët, Nimanbegu theksoi se me anë të marrëveshtjes kanë arritur që të kenë një përqindje të pjesëmarrjes se ushtrimit të pushtetit, gjë e cila do të ndikojë në rriten e punësimeve në institucionet shtetërore përmes emërimeve, por do të insistojnë që në çdo institucion publik të rritet dukshëm numri I të punësuarve shqiptarë.                                   Nimanbegu poashtu vlerësoi se tani është mundësia që të realizohen kërkesat e kahmotshme dhe më pas të fokusohen tek problematikat e radhës, duke I ftuar edhe mediat dhe intelektualet që të jenë më të hapur dhe mos të bëjnë barazimin dhe njollosjen e të gjithë politikanëve në mënyrë të përgjithshme:  “Realizimi I kërkesave tona politike do të bëjë që një  seri e problemeve të shumëkohshme kur të zgjidhet do të na jap mundësi që të fokusohemi tek çështjet tjera.

Forca e re demokratike ka pasur momente kur ka pasur shumë më tepër vota, por tani kemi mundësi që të realizojmë kërkesat tona politike në bazë të së cilës edhe jemi themeluar.

Votuesi shqiptarë duhet të ngrisë besimin tek subjektet shqiptare por edhe tek vetvetja, sepse nuk është e mundshme që cdo gjë të zgjidhet nga një subjekt politik dhe nga një individ. Duhet e gjithë shoqëria, mediat por edhe intelektualët të cilët shumë pak ndihen për disa aspekte të politikës, apo kanë frikë me emër ti quajnë ata të cilët ndikojnë negativisht apo pozitivisht në skenën politike shqiptare, por në një mënyrë të përgjithshme I barazojnë të gjithë. Ata duhet të jenë më të hapur, të flasin me emra, me fakte konkrete, sepse njollosja e liderëve politik shqiptarë në afat të gjatë nuk na kontribuon neve kur është pa fakte, por I kontribuon atyre të cilët nuk duan realizimin e qëllimeve tona politike”-deklaroi nënkryetari Nimanbegu.

Nënkryetari Nimanbegu vlerësoi se për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi duhet të veprohet në të gjitha sferat e shoqërisë, duke u fokusuar të gjithë në punën e vetë dhe atë çdo ditë ta punojnë sa më mire që munden sepse vetëm me atë qëndrim dhe ato synime mund të themi se do të përmirësohet pozita e shqiptarëve.

Share.