Nimanbegu: Peshkimin duhet ta mbrojmë me çdo kusht si vlerë tradicionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë séances së Kuvendit të Malit të Zi, perms pyetjeve tëdeputetëve,nënkrzetari I Kuvendit dhe deputeti I Forcës Genci Nimanbegu I është drejtuar Ministres së ekonomisë Dragica Sekuliq duke shpalosur problematikën e hulumtimeve të naftës në detin malazias, gjegjësisht në rivijerën e Ulqinit.

“Na tregoni se cilat janë rreziqet dhe masat e mbrojtjes të cilat do ti marrë qeveria në  rast se do të  vendosen në punë shpuarjet e naftës në nëndetin e Malit te Zi, saktësisht para rivijerës së Ulqinit? Edhe pse e dimë që në detin tonë disa herë janë  bërë  hulumtimet dhe është cekur se qeveria do të përdorë  sistemin e Norvegjisë, është më se e nevojshme të na tregoni  se cilat do të jenë mirësitë për shtetin dhe për vetëqeverisjen vendore por edhe masat e mbrojtjes te cilat qeveria mund ti kete para vetit.  Unë dua të theksoj që kontrata e cila është nënshkruar me kompaninë Eni -Novatek e cila është bërë në vitin 2016 në këtë kuvend dhe është votuar në vitin 2016, ne nuk e kemi përkrahur në atë moment,posaçërisht edhe për arsye që besojmë që nuk ka qenë mjaft e spjeguar, as  benefitet apo mbrojtja nga rreziqet eventuale që mundet të ketë bregdeti I MZ dhe mos harroni komuniteti jonë jeton tërësisht nga turizmi edhe nëse në nivelin e Malit të Zi turizmi paraqet 20 përqind të ekonomosë,  në nivelin e komunës sonë tëUlqinit unë besoj që turizmi është diku mbi 50 përqind të ekonomisë dhe cdo rrezik potencial në zhvillimin e turizmit e konsiderojmë si  rrezik për zhvillimin tone si komunitet”, deklaroi Nimanbegu ne diskutimin e tij.

Ng ana tjetër, Ministrja Sekuliq tha se nëdetin Adriatik ka mbi 1500 shpuarje dhe se të gjitha vendet në rajon të cilat merren me turizëm, merren poashtu edhe me procesin e hulumtimit dhe eksploatimit të hidrokarbureve, kurse Mali I Zi është vendi I vetëm I cili nuk e ka valorizuar këtë pasuri minerale. Ministrja theksoi poashtu se edhe perkundër dëshirësoër valorizimtëkësaj pasurie, këtë do ta bëjmë në mënyrë të mënçur dhe të qëndrueshme duke I marrë të gjitha masat e mbrojtjes. Ajo paralajmëroi sesëshpejti do tëvijë në rendtë ditës në Kuvend edhe Ligji mbi sigurimin e operacioneve me hidrokarbure, sipas rregullave dhe praksës së UE-së.  “Anija Polar expresnga Norvegjia akoma gjendet ne detin tonë dhe është  duke I kryer  3D xhirimet sizmike dhe deri tani nuk është evidentuar asnjë incident apo problem, kurse shpuarjet e para hulumtuese  presim të fillojnë në vitin 2020”, tha ministrja Sekuliq.

Nimanbegu përsëriti qëndrimin e tij se duhet të kujdesemi  për mirëvajtjen e procesit gjallorë, turizmit, ekonomisë, etj. duke theksuar nevojën e themelimit  të një Fondi për kompenzim në rast të fatkeqësisë. “E di që në kontratën e cila është e nënshkruar në Ligjin mbi hidrokarbure flitet për fond të kompenzimit,  por ndoshta është koha të mëndojmë  mirësa është ky fond,  sa është përqindja, si do të kompenzohen ata që eventualisht do të kenë efekte negative nga ky hulumtim,  duke  e ditur që peshkatarët e Ulqinit dhe Tivarit kanë refuzuar ndoshta të kompenzohen  në vlerë prej 170 mijë euro nga dëmet që do të kenë që nuk gjuajnë këto ditë dhe besoj që ky  është një sinjal që shteti edhe pse jemi në ekonominë e lirë të tregut, duhet të marrë masa për mbrojtjen e aktiviteteve  ekonomike tona dhe unë  besoj që sidoqoftë, si peshkimi, si turizmi, janë aktivitete të cilat ne I kemi  tradicionalisht të zhvilluara dhe duhet ti mbrojmë me çdo kusht”, përfundoi  nënkryetari  Nimanbegu.

Share.