Nimanbegu-person me kulture te dialogut dhe sjellje te mirefillte politike, si ndaj pozites ashtu edhe ndaj opozites

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ne Kongresin e dyte te Demokrateve te Malit te Zi, te pranishmit, ne cilesine e mysafirit i pershendeti edhe funksioneri i Forces dhe nenkryetar i Kuvendit te Malit te Zi Genci Nimanbegu, te cilin Demokratet ne prezantim e vleresuan si mik shumevjecar dhe person i cili ka kulture te dialogut dhe sjellje te mirefillte politike, si ndaj pozites ashtu edhe ndaj opozites.

Ne vazhdim mund te lexoni fjalimin e plote te nenkryetarit Nimanbegu te mbajtur ne Kongresin e dyte te Demokrateve te Malit te Zi.

Mirëdita të nderuara zonja dhe zoterinj,

I nderuari Kryetar Beçiq,

Të nderuar delegat të Kongresit,

Të nderuar deputetë,

Mysafir të Kongresit të Demokratëve të Malit të Zi ,

Ndiej kënaqësi që kam mundësinë t’ju bashkohem në këtë rast të rëndësishëm për partinë tuaj dhe që të gjithëve tju përshendes me bindjen që ky do të jetë Kongres i suksesëshëm për Malin e Zi Demokratikë, për zhvillimin tuaj të mëtejshëm, por edhe për zhvillimin e përgjithshëm në Mal të Zi.

Mardhënjet politike në Malin e Zi shpesh janë të shënuara me politika të ndarjeve, konflikteve të akuzimeve dhe konfrontimit. Zhvillimi i arritur i demokracise ne Malin e Zi ka arritur nivelin kur edhe e është i domosdoshëm freskimi i skenës politike me njerëz të rinj dhe kualitativ në të gjitha anët.

Janë arritur qëllimet kryesore politike dhe kreatorët, dmth. ne vendimmarrësit politikë duhet që diferencat tona ti pranojmë, ta njoftojmë shoqërinë më mirë mbi veçantitë tona, sepse ndryshimet që kemi dhe veçantitë tona janë përparësitë që kemi.

                Për zhvillimin e mëtjëshëm dhe suksesshëm demokratikë duhet të arrihet dialogu. The gjithsesi ai duhet të niset rreth temave kyçe: Ligjeve zgjedhore, sepse për zgjedhje të ndershme dhe demokratike , duhet të eksistojë gatishmëria  e të gjithëve për ndryshime dhe ato që do të mundësojnë prezantimin autentik të pakicave në të gjitha segmentet shoqërore.

Elitat e tanishme por edhe të ardhëshme politike duhet të përqafojnë rëndësinë e ndryshimeve shoqërore, ti japin shtytje proceseve demokratike dhe demokratizimit të shoqërisë. Kjo si proces i pandalshëm i cili do të rezultojë më shoqërinë më të drejtë e të begat, në të cilën do të respektohen të drejtat individuale dhe kolektive, me më tepër barazi në shpërndarjen e të mirave shoqërore, me më teper drejtpeshë në zhvillimin ekonomikë të shoqërisë, sepse qëllimi ynë është standadi i jetës si në të gjithë shtetet e zhvilluara të BE-së.

Në fund dëshiroj që sot të zgjidhni më të mirët dhe më të përgjegjëshmit në radhët tuaja, sepse ata do të vendosin mbi realizimin e  politikës tuaj. Në fund edhe një herë, në emër të Forcës dhe emrin tim Ju  dëshiroj punë të suksesshme të këtij Kongresi.

Podgoricë, 25.05.2019

Share.