Nimanbegu i përgjigjet Gvozdenoviq: Valdanosi të kthehet pa kompromis

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmë, gjatë një debati televiziv në TV Vijesti, ministri i turizmit Gvozdenoviq, ka deklarur se Valdanosi është i shtetit dhe ish-pronarët janë paguar. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i deputetit Genci Nimanbegu, kryesuesit të listës “Shqiptarët të vendosur”, në faqen e tij në facebook.

“Më lejoni të bëjë një gjë të qartë! Kthimi i pronave të Valdanosit tek i zoti është një kusht i panegociueshëm i çështjes sonë politike. Fatkeqësisht kjo nuk është më një çështje ligjore, por politike dhe si e tillë, e përdorur nga ministri i turizmit është një abuzim i rëndë që i mbyll derën çdolloj marrëveshjeje të mundshme pasgjedhore të Koalicionit tonë politik me çdo qeveri që mund të vi në pushtet. Ne j’ua kemi bërë të qartë si popullit ashtu dhe qeverisë, se për Valdanosin dhe disa çështje të tjera me rëndësi legjitime për shqiptarët nuk do të ketë kurrë kompromis pa vendosur në vend drejtësinë për shqiptarët. Valdanosi është njëra nga ato padrejtësi, për të cilën ne nuk do të dorëzohemi kurrë. Kjo është një arsye më shumë që plani hapësinor i planifikuar për Ulqinin nga Qeveria e Malit të Zi, të mos kaloj në Kuvendin e Komunës. “, u pergjigj Nimanbegu.

Share.