NIMANBEGU PANELIST PER NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konferenca me temen “Turizmi dhe siguria ne rrugen e anetaresimit ne NATO” eshte organizuar ne tri panele ne sallen multimediale ne Kisen e Shen Pales ne Kotorr, ne te cilen kane marre pjese perfaqesues te shumte te ekonomise turistike nga Mali I Zi, Kroacija dhe Sllovenija si dhe institucione te shumta vendase.

Deputeti Genci Nimanbegu, njeherit panelist I kesaj konference, tha se turizmi eshte nje aspekt I jetes I cili nuk mund te zhvillohet ne rrethana te jashtezakonshme. Me e rendesishmja eshte qe turistet te cilet per shembull vijne nga Shqiperija ne Kotorr, paraprakisht duhet te dijne se askush nuk do ti kercenoje per shkak te gjuhes te cilen e flasin dhe ata te ndihen te sigurte gjate qendrimit ketu. Nimanbegu poashtu theksoi se ne vitin 1991 kur eshte sulmuar Dubrovniku, askush nuk ka menduar per zhvillimin e turizmit.
Vesko Gaceviq, koordinatori nacional per NATO, ka perkujtuar se turistet nga evropa si destinacion turisik me se shumti preferojne te vijne ne Mal te Zi per shkak se ketu e ndiejne veten te sigurte dhe ne kete kontekst Mali I Zi duhet te tentoje te behet anetare e NATO-s.
Sipas Ipsos stratexhik marketingut rezulton se ne kete moment shumica e qytetareve te Malit te Zi, 52% e tyre e perkrahin anetaresimin e Malit te Zi ne NATO.

Share.