Nimanbegu: Nuk pranuam të japim alibi demokratike për përdorim të jashtëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke pranuar ftesën për bisedime lidhur me  pjesëmarrjen në qeveri, Lista shqiptare konfirmoi se zhvillon politikë plotësisht të pavarur dhe duke mos e pranuar atë pjesëmarrje, vërtetoi se nuk pranon ti japë askujt alibi demokratike  për përdorim të jashtëm,  tha në një intervistë për  Pobjeda, Genci Nimanbegu, një nga drejtuesit e koalicionit shqiptar “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”. Ai shtoi se Lista Shqiptare nuk mori kurrë një përgjigje zyrtare nga Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq për kërkesat e saj.

“Ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga Krivokapiq, përveç asaj gojore, e cila ka ndryshuar disa herë dhe nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Ishtë e qartë se nuk kemi politikë dhe qëllime të njëjta për çështjet kryesore . Kjo konfirmon dyshimet e mia në lidhje me qëllimet përfundimtare të qeverisë së propozuar, të cilat janë më tepër deklarative dhe se qëndrimi ndaj pakicave nuk është thelbësisht i ndryshëm nga i zakonshmi në këtë rajon,” tha Nimanbegu.

I pyetur nëse kryeministri i caktuar i kishte ofruar listës shqiptare vende specifike në qeveri, Nimanbegu përsëriti se ata kurrë nuk kishin marrë ndonjë përgjigje me shkrim.

Share.