Nimanbegu: Nuk jemi antievropian, as nuk jemi nga shekulli I kaluar, por kemi kurajo dhe vendosmeri dhe nuk e votojme këtë ligj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në  seancën e Kuvendit  të Malit të Zi në rend të ditës ishte diskutimi mbi Propozimligjin për martesat e gjinive të njëjta të cilën e ka propozuar Qeveria e Malit të Zi. Diskutimet por edhe përkrahja lidhur me këtë pikë ishin mjaft  të ndara, kurse të vendosur  se nuk do të përkrahin këtë pikë ishin edhe deputetët e partive të pakicave. Nënkryetari I Kuvendit  Genci Nimanbegu, në lidhje me këtë pikë është deklaruar kundër në emrin e tij por edhe të përfaqesuesve të klubit të pakicave.

Nimanbegu deklaroi  se duhet  të themi qartë qëndrimin  lidhur me këtë propozimligj, por më parë duhet  të bëjmë  një retrospektivë  kur janë në pyetje të drejtat e njeriut.

“Kujdo qe I kujtohet  prajd parada  para 7 vitesh dhe sot, duhet  të vërrtetojë se të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës lgbt  janë avancuar. Para 7 vitesh për mbajtjen e një parade të tillë është dashur një mori policësh  dhe qindra mijëra euro që të shpenzohen që të mbrohet  siguria nga diçka që njerëzit duhet  ta kenë,  të drejten për të deklaruar qendrimin e vet. Besoj që sot në Mal të Zi nuk është më kjo çështje aktuale, nuk është temë  dhe të gjithë duhet të pajtohemi se të drejtat e bashkësive nuk  duhet të rrezikohen, dhe ne nga klubet e partive të popujve pakicë e kemi treguar këtë me mos aktivitetizimin tonë në diskutime, por edhe me mos shprehjen e zërit të urrejtjes ndaj një bashkësie për të cilën ne mendojmë se është krejtësisht ndryshe nga ajo që ne duam.

Ajo që neve na ndalon të votojmë këtë ligj,  sipas mendimit tim është  sepse  ai është institucion I martesës dhe për mua si individ dhe për bashkësinë nga e cila vij, martesa është bashkësi në mes të burrit dhe gruas. Sa u përket ligjeve kundër diskriminimit, ne I përkrahim ato akte dhe mua personalisht më vjen keq se Qeveria edhe pse e din se klubi I partive të pakicave nuk e perkrah këtë propozimligj, e ka procesuar këtu, dhe le të jetë e qartë se ajo e ka bërë këtë sepse disa parti në statutin e vetë e kanë obligim që ta përkrahin, dhe le ta bëjnë këtë, neve nuk na pëngon, por jo të na akuzojnë neve që jemi antievropian dhe që  jemi nga shekulli I kaluar. Mali i ZI mund të mbrohet vetëm me sundimin e ligjit, popujt pakicë në Mal të Zi konsiderojnë se prioritetet tona në këto momente janë ndryshe. Ne dëshirojmë barazi në punësim, barazi në arsim dhe barazi  në çdo hap. Bashkësitë tona kanë treguar se kemi fuqi, kemi urtësi të dalim nga problemet dhe refuzimi I këtij akti nga ana e partive të pakicave nuk do të thotë jo Evropes, por do të thotë se kemi mjaft kurajo dhe vendosmëri që të shprehim qëndrimet tona të cilat janë të qarta”, tha deputeti Nimanbegu gjatë diskutimit të sotëm në këtë temë./TV Teuta

Share.