NIMANBEGU NIS LETER PROTESTE PËR SJELLJET E POLICISË NDAJ FLAMURIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu u ka derguar letër Protesti Kryeministrit Millo Gjukanoviq, Ministrit të punëve të jashtme Goran Danilloviq dhe drejtorit të Dejtoratit të policisë Sllavko Stojanoviq lidhur me ngjarjen  e ndodhur në Budvë, ku tre turistë  janë  dënuar  nga policia për shkak se kishin flamurin shqiptarë të vendosur në automobil.

Në letër ndër të tjera thuhet:

Nga mediat jemi informuar se policia e Budvës ka arrestuar  tre turistë me shkas se ata kanë shkelur Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike sepse  në automobil  e kanë mbajtur flamurin shqiptarë, dhe për këtë arsye gjykatësi i ka dënuar me gjobë prej 230 euro.

Ju përkujtojmë se edhe në Ulqin  ditë më parë Drejtoria e policisë ka ngritur padinë ndaj një personi juridik, sepse disa  tifozë në lokalin e tij kanë mbajtur flamurin shqiptarë.

Prandaj shpreh Protestin tim dhe pakënaqësinë e madhe ndaj punës së Drejtorisë së policë lidhur me këto raste.

Kjo paraqet keqpërdorimin e Ligjit nga viti 2011, sepse nëpunësit e policisë duhet të dinë dy gjëra:

  1. Në Mal të Zi është i lirë përdorimi i simboleve nacionale dhe kjo është e definuar edhe me Kushtetutë edhe me Ligjin mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, e pasiqë flamuri i Republikës së Shqipërisë është i njëjtë me simbolin  e shqiptarëve në Mal të Zi,  ai  si i tillë nuk guxon të trajtohet në Ligjin mbi rëndin dhe qetësinë publike.
  2. Gjatë implementimit të Ligjit nuk guxon të ketë diskriminime, prandaj ju përkujtoj se një numër i madh i turistëve në automobilat e tyre i kanë të vendosur flamujt e shteteve të veta, kështuqë sipas kësaj do të duhej që të gjithë të dënohen.  E  nëse dënohen vetëm shqitarët, atëherë kjo është diskriminim.

Pasiqë Ligji mbi rendin dhe qetësinë publike është jodemokratik dhe është  mbetje e kohërave represive ndaj pakicave, pres përkrahjen Tuaj për ndrrimin e nenit 23 të ligjit në fjalë.

Poashtu përmes kësaj shkrese Ju kërkoj që të më jepni të gjitha rastet kur Drejtoria e policisë gjatë punës së saj e ka implementuar nenin 23 të Ligjit mbi  rendin dhe qetesinë publike, prej miratiit të tij e deri sot.

Dhe në fund shpresoj se këtë nen të ligjit nuk do ta përdorni më.

Me respekt,

Genci Nimanbegu

Deputet i Forcës në Kuvendin e Malit të Zi

Kryetar  i KKSH-së

 

Share.