NIMANBEGU NË VIZITË PARLAMENTIT SKOCEZ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genci Nimanbegu së bashku me deputetët Vujica Llazoviq, Predrag Sekuliq, Filip Vukoviq dhe Petar Smoloviq kanë qendruar në Skoci, në një vizitë studimore Parlamentit Skocez. Vizita ishte e organizuar në kuadër të projektit të cilin e realizon Fondacioni vestministror për demokraci në bashkëpunim me Kuvendin e Malit të Zi, me qëllim të formimit të Zyres buxhetore parlamentare.

Gjatë ditës së parë delegacioni është njoftuar me punët e Qendrës informative të Parlamentit të Skocisë, në të cilën punojnë 45 hulumtues, me theks të veçantë të punës së njësisë për mbikqyrje finansiare dhe rëndësinë e hulumtimit dhe të dhënave kur është në pyetje mbikqyrja parlamentare, si dhe mënyrën në të cilën deputetët i shfrytëzojnë shërbimet e qendrës informative. Poashtu ata paten mundësi që të marrin pjesë në seancën kushtuar Orës së Kryeministrit, pyetjeve të deputetëve, si dhe shqyrtimit të Propozimligjit mbi buxhetin e Skocisë për vitin 2017.

Gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni parlamentarë është takuar me përfaqësuesit e trupit qëndror për koordinim finansiar të Qeverisë skoceze. Në fokus të bisedimeve ishte cikli buxhetorë dhe bashkëpunimi I Qeverisë dhe Parlamentit në ciklin buxhetorë si dhe qasja në të dhënat buxhetore.

Share.