Nimanbegu: Në qeveri vetëm me garanci të faktorit ndërkombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës dhe kryesuesi i listës “Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu, në intervistën për gazetën “Vijesti” deklaroi se ky koalicion do të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme vetëm nëse faktori ndërkombëtar do të jetë ndërmjetës në arritjen e marrëveshjes, në mënyrë që të garantohet respektimi i saj.

Në pyetjen se si i komenton akuzat e Abazoviq se partitë shqiptare manipulohen nga Partia Demokratike e Socialistëve , Nimanbegu u përgjigj se nuk e gjen veten në këto akuza. Ai shtoi se sot të luftosh për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi nuk është e lehtë, por është për tu ardhur keq që një grup njerzish kanë zgjedhur vetëasimilimin.

Në lidhje me përkrahjen e ligjit për legalizimin e objekteve të paligjshme, i cili në media trajtohet si hapje e dyerëve për legalizimin e objektit skalndaloz në Kala, Nimanbegu tha se ky objekt nuk mund të legalizohet pa vendimin e Ministrisë, Entit për mbrojtjen e trashigimisë kulturore dhe Komunës së Ulqinit. Siç tha ai, ligjin e përkrahu pasi ai u mundëson mijëra njerëzve ti legalizojnë shtëpiat e tyre, dhe në anën tjetër Komunës i mundëson të ardhura më të mëdha nga vjelja e tatimeve.

Share.