Nimanbegu ne mbikqyrjen e zgjedhjeve parlamentare ne BH

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anetaret e delegacionit te perhershem  te Kuvendit te Malit te Zi ne Kuvendin Parlamentare te NATO-s Genci Nimanbegu dhe Obrad Stanishiq kane marre pjese ne aktivitetet e Misionit per mbikqyrjen e zgjedhjeve parlamentare ne Bosnje dhe Hercegovine nga data 4-8 tetore 2018. Nje pjese e mire e diskutimevete te pjesemarresve eshte fokusuar te prezantimet mediatke te partive politke, fjalimet e tyre gjate fushates ne Bosnje, aktiviteteve te regullatoreve mediatik, punes se Komisionit Qendror Zgjedhore, Ligjit aktual zgjedhore, paraqitjes se informacioneve te pasakta dhe menyres per parandalimin e pasojave te ketyre dukurive negative ne shoqeri, si dhe mbi tema tjera aktuale.

Gjate dites se zgjedhjeve me 7 tetore 2018, Nimanbegu dhe Stanishiq, si anetare te Delegacionit te perhershem  te Kuvendit te Malit te Zi ne Kuvendin Parlamentare te NATO-s  dhe ne kuader te Misionit per mbikqyrjen e zgjedhjeve parlamentare ne BH ne baze te obligimeve dhe instrukcioneve ishin ne terren per te vizituar qendrat e votimit.

Ne diten perfundimtare te aktiviteteve te Misionit ne fjale, eshte mbajtur edhe  takimi I I anetareve te Kuvendeve parlamentare te OSBE-se dhe NATO-s, ne te cilin jane diskutuar dhe shkembyer pervojat  nga dita e zgjedhjeve parlamentare.

Share.