Nimanbegu: “Lista shqiptare” e dëshmoi se nuk dirigjohet nga askush

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e re e Malit të Zi, do të dalë për të marrë besimin e deputetëve në seancën Kuvendit të paraparë të mbahet me datën 2 dhjetor. Në përbërjen e saj nuk do të ketë asnjë përfaëques të subjekteve të popujve pakicë, për të parën herë në më shumë se dy dekada.  Pas zgjedhjeve u duk se koalicioni Lista Shqiptare mund të jetë pjesmarrëse, sidomos pas marrëveshjes së 3 subjekteve kryesore, që nuk do të lëvizin nga orientimi strategjik i vendit, sidomos  lidhur me njohjen e Kosovës.

Megjithatë, deri tek marrëveshja nuk erdhi, dhe sipas Nimanbegut, një nga arsyet për këtë ishte edhe mungesa e komunikimit të mëtejshëm. Një pjesë e madhe e kërkesave që ky koalicion i parashtroi të mandatuarit Zdravko Krivokapiq, ishin pjesë edhe të marrëveshjeve me dy qeveritë e kaluara. Edhe pse një pjesë e tyre u realizuan, pjesa më e madhe, e kryesisht ato lidhur me ekonominë dhe decentralizimin, mbete vetëm në letër. Sipas Nimanbegut, ky fakt por edhe edhe mungesa e popujve pakicë në qeverinë e re, tregon se ka një qëndrim të njëjtë ndaj aspiratave të popujve pakicë, pa marrë parasysh se kush e përbën mazhorancën.

Emrat e qeverisë së re sapo janë publikuar , dhe pjesa më e madhe e tyre janë të panjohur për publikun e gjërë. Kjo mund të jetë edhe gjë e mirë nga pikëpamja profesionale, por përkrahja politike me kalimin e kohës mund të vendoset në pikëpyetje.  Nimanbegu nga ana e tij e sheh me dyshim si suksesin ashtu edhe jetëgjatësinë e kësaj qeverie.

Lidhur me atë se si do të ndikojë realiteti i ri politik i vendit në qeverisjen lokale në Ulqin, Nimanbegu thotë se nuk dëshiron të spekullojë me atë nëse koalicioni aktual lokal do ta çojë mandatin deri në fund apo do të ketë zgjedhje të parakohëshme, por la të kuptohet se situata politike bashkë me problemet ekonomike që po kalon komuna, mund të ndikojnë në acarimin e marrëdhënieve në mes partnerëve të koalicionit.

Share.