Nimanbegu: Ligji i ri nuk jep garanci se do të mbrohen interesat lokale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi dhe nënkryetari i këtij institucioni Genci Nimanbegu, gjatë shqyrtimit publik për ligjin e ri për planifikim, tha se ndryshimi i sistemit të deritanishëm është i domosdoshëm, por se ligji i ri nuk jep kurrfarë garancie se planifikimi i centralizuar do të mbrojë interesat lokale. Sipas tij , nuk duhet të vihet në situatë që interesat lokale në planifikimin hapsinor të jenë objekt i dëshirës së mirë të personave apo institucioneve të caktuara në nivel qendror. Ministri Radulloviq nga ana e tij tha se planifikimi hapsinor është artikulim i strategjisë zhvillimore të një vendi , dhe siguroi se asnjë insitucion apo individ nuk do të mund të planifikojë në kundërshtim me planet e zhvillimit që secila komunë do të hartojë për vete.

Share.