NIMANBEGU: LIDERËT DUHE TË QETËSOJNË TENSIONET E PANEVOJSHME

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kumtesë për opinion

Me rastin e organizimit të protestave nga ana e një pjese të opozitës në Mal të Zi

Stabiliteti politik dhe respektimi i principeve demokratike gjatë veprimin politik, është qëllimi i përbashkët i të gjitha subjekteve të përgjegjshme politike, por edhe individuale.

Shfrytëzojmë rastin që të apelojmë tek opinioni i gjerë, individët si dhe tek personat përgjegjës në të gjitha subjektet dhe institucionet, se mbrojta dhe siguria individuale, janë karakteri themelorë i demokracisë.
Karakteri demokratik i shoqërisë dhe subjekteve është i përcaktuar me respektin dhe implementimin e këtyre postulateve, si dhe respektimin e ligjit në veprimtarinë politike.

Është e qartë se principet e deklaruara të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, janë të udhëhequra nga dëshira për demokratizimin e shoqërisë, forcimin e të drejtave individuale dhe forcimin e  të drejtave të popujve pakicë në harmoni me standardet e BE-së, dhe në veçanti, qëllimi ynë kryesorë është anëtarësimi në NATO.

Edhe pse në protestat e një pjese të opozitës, i shohim qëllimet e kundërta, posaçërisht në pjesën e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si qëllimi kryesorë i protestave,  presim që ato do të jenë të qeta, me qëllim që përmes paqes dhe dialogut të kontribuojnë në përfundimin e paqartësive politike.

Besojmë se disa retorika të veçuara dhe simbole të përdorura në tubimet protestuese, janë incidente të izoluara, reaksionare, të cilat nuk çojnë drejtë harmonisë multietnike në Mal të Zi!

Incidentet eventuale do të paraqitnin një hap mbrapa për demokratizimin e Malit të Zi, prandaj ftojmë të gjithë liderët politik, të cilët janë të obliguar që me retorikën dhe veprimtarinë e tyre, në mënyrën më serioze dhe më të përgjegjshme, të reagojnë në përforcimin e proceseve demokratike dhe në qetësimin e tensioneve të panevojshme.

Kryetari,                                                                                                                                                                                                    Genci Nimanbegu                                                                                                                                                                               Deputet në Kuvendin e Malit të Zi

 

Share.