NIMANBEGU JU URON PASHKET KLERIKEVE DHE TE GJITHE BESIMTAREVE KATOLIK

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Këshillit Kombëtar të në Malin e Zi, Zt. Genci Nimanbegu uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve

 

I nderuari Arqipeshkvi i Tivarit, Imzot Zef Gashi,

I nderuar Ipeshkvi i Kotorrit Imzot Ilija Janjiq ,

te nderuar klerikë dhe besimtarë të konfesionit katolik,

 I nderuar popull shqiptar,  dëshiroj dhe uroj që festa e Pashkëve të jetë festë për të gjithë ne, të dërgojmë mesazhe urimi, të bëjmë vizita të ndërsjellta, të respektojmë njëri tjetrin, ashtu siç e don  tradita shqiptare.

 

Harmonia dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët është vlerë e paçmuar e popullit tonë,  është ambasadore e kulturës dhe virtytit tonë në botë, të cilën popuj dhe kombe të ndryshme e shohin me kërshëri dhe dëshirojnë ta mësojnë nga ne. Ne që e kemi  duhet ta trashigojmë në brezat që vijnë.

 

Le të shërbej kjo festë si shenjë mirkuptimi, tolerance e unifikimi ndërmjet shqiptarëve të të gjitha besimeve,

 

Në emrin tim personal dhe të Institucionit që drejtoj, ju uroj Gëzuar Pashkët !

 

.

Me respekt,

 

Kryetari,

Genci Nimanbegu

 

Share.