NIMANBEGU: HYRJA NË NATO PËRFORCIM I SUNDIMIT TË LIGJIT

NIMANBEGU: HYRJA NË NATO PËRFORCIM I SUNDIMIT TË LIGJIT

0

Nënkryetari I kuvendit të Malit të Zi dhe njëherit edhe anëtarëi përhershëm I delegacionit parlamentarë në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Genci Nimanbegu, në një intervistë për TV Teuta lidhur me hyrjen e Malit të Zi në NATO, vlerësoi se ky është akt domethënës si për shqiptarët ashtu edhe për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, e cila tashmë është e radhitur ne mesin e 28 shteteve më të fuqishme dhe më demokratike të botës.

Si anëtarë I delegacionit të përhershëm në Asamblenë parlamentare të NATO-s, Nimanbegu theksoi se  gjatë takimeve të zhvilluara gjatë këtij viti fokusi kryesorë I temave ishin sfidat tek kërcënimi nga terrorizmi, migracioni, jostabiliteti ekonomik si dhe  tentativat e disa strukturave për ndikime negative në proceset elektorale në disa shtete,  qoftë duke perhapur informacione te pasakta apo përmes  subvencione te strukturave politike.

Intervisten e plote mund ta ndiqni sonte ne ora 21.00 ne TV Teuta.

Please follow and like us:

Comments are closed.