Nimanbegu: Hulumtimi i naftës, rrezikim i mjedisit jetësor dhe i turizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hulumtimi I karbohidrateve apo naftes ne bregdetin tone, sigurisht qe e percjell një dozë skepticizmi se cfare pasojash mund te ketë ajo ne zhvillimin tonë ekonomik në të ardhmen , por edhe nëse do të gjendet nafta dhe do të bëhet shitja, nuk e kemi të qartë se sa do të kenë të ardhura qe do të ndajë Mali i Zi  për vetëqeverisje vendore, deklaroi për TV Teuta deputeti në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu. Ai tha se në vitin 2016 kur është aprovuar kjo lloj kontrate ne mes të Eni Novatek dhe qeverisë së Malit të Zi i ka shprehur këtë dyshime  dhe ka kërkuar nga ministri që Ulqini nga kjo të përfitojë së paku një port detar, por nuk ka paur përgjigje. “Kjo do të thotë se do të vazhdojë një centralizim i cili nuk ka filluar vetëm me qeverisjen aktuale, as atë të kaluar, por me dekada me radhe , ku ne si qeverisje vendore do të kemi  benefite më të vogla, kurse do të shfrytëzohen resurset të cilat i takojnë apo  janë afër  Komunls së Ulqinit”, tha Nimanbegu.

Deputeti Nimanbegu theksoi se në vitin 2016 Malii Zi Pozitiv te cilit në atë kohë i i takonte edhe zavendeskryeministri i sotshëm Abazoviq, ata kanë qënë të përmbajtur  në momentin  kur është votuar ky vendim, kurse votat pro ishin nga DPS dhe një pjesë e SD-së së tanishme, kurse vota kryesore e 41-të është dhënë nga Aleksander Damjanoviq. “Këto gjëra i ceki sepse përgjegjsia e qeverisjes aktuale edhe pse duket e vogël është mjaft e madhe, sepse Mali i Z pozitiv ose URA e sotme promovojnë ndryshimin  pozitiv në Mal të Zi, por në të vërrtet ktu janë investimet  ruse  të bashkangjitura me kompani italiane, por investimet ruse në komunën tonë nuk kanë treguar dobi, siç ishin hoteli Lido, Otrant  dhe shumë kompani në nivelin e Malit të Zi që kanë dështuar në privatizim, prandaj edhe këtë investim unë e shohë si pikëpyetje si do të reflektojë mbi jetën së pari ekonomike, në aspektin turistik dhe çka është më e rëndësishmja në aspektin ekologjik në Komunën tonë.

Share.