Nimanbegu: Grupet e miqesise paraqesin mekanizem efikas te komunikimit te drejtperdrejte

Nimanbegu: Grupet e miqesise paraqesin mekanizem efikas te komunikimit te drejtperdrejte

0

Ne kuader te vizites zyrtare Kuvendin e Malit te Zi e vizitoi Grupi I miqesise se Parlamentit  te Ukrajines me Kuvendin e Malit te Zi, me c’rast u priten nga Kryetari I Kuvendit Ivan Brajoviq dhe nga  nenkryetari I Kuvendit dhe njeheresh  kryetari I Grupit te Miqesise se Kuvendit te Malit te Zi me Ukrajinen, Genci Nimanbegu.

Kryetari i Grupit te miqesise se Parlamentit te Ukrajines me Kuvendin e Malit te Zi Andrij Shipko ka shprehur falenderim qe Mali I Zi I njeh ambicjet strategjike te Ukrajines e cila deshiron te behet anetare e plote e NATO-s dhe UE-se dhe ne kete drejtim Mali I Zi mund ti ndihmoje Ukrajines me pervojat e veta nga keto procese.

Mali I Zi I perkrah perpjekjet vijuese diplomatike drejte zgjidhjes se qendrueshme te krizes se Ukrajines, te bazuar ne sovranitet, bashkim, pavaresi dhe integritetin territorijal te Ukrajines, ne kuader te kufijve te saj nderkombetarisht  te pranuar, ka theksuar nenkryetari Genci Nimanbegu.

Ai poashtu ka shprehur kenaqesine e funksionimit te grupeve te miqesise, sepse ky lloj i bashkepunimit I cili manifestohet me komunikim te drejtperdrejte te deputeteve te dy kuvendeve, paraqet nje mekanizem mjaft efikas per avancimin e maredhenjeve miqesore te Malit te Zi dhe Ukrajines.

Shefi I delegacionit te Ukrajines Andrij Shipko ne fund te takimit I ka bere ftese nenkryetarit te Kuvendit dhe kryetarit te Grupit te miqesise Genci Nimanbegut dhe anetareve te Grupit te miqesise qe zyrtarisht te vizitojne Kievin dhe ne kete menyre te vazhdojne intensifikimin e bashkepunimit ne nivel parlamentare, gje e cila do te krijonte baze stabile per forcimin e bashkepunimit ne fushen e ekonomise dhe turizmit.

Please follow and like us: