NIMANBEGU: GJEKA NUK KA LEGJITIMITET

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kumtesë për media

Ish-Kryetari i Komunës z. Fatmir Gjeka ka nis iniciativën dhe ka bërë thirje që më datë 23 shkurt 2016, të mbahet  mbledhja e  jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal, mbledhje e cila ishte ftuar nga Kryetari i Kuvendit z.Fuad Haxhibeti më datë 11.02.2016. ku për shkak të mungesës së kuorumit dhe mos mbledhjes së trupave punues mbledhja nuk u mbajtë.

Pavarësisht mungesës së kuorumit ish- Kryetari Gjeka i cili edhe pse vetë më datë 16 nëntor  2015 ka deklaruar se në Komunën e Ulqinit nuk egziston më shumica parlamentare , vazhdon të luaj në teatër politik duke paralizuar institucionet e vendit si rezultat i të cilave  vazhdon shkatërrimi i qytetit të  Ulqinit në të gjitha fushat e veta.

Në vend që të tërhiqet dhe të hap rrugë dialogut politik për zgjidhjen dhe daljen nga kjo situatë në të cilën ndodhet skena politike e Komunës së Ulqinit, tentativat dhe sjellja e tij  më 4 këshilltarë duke favorizuar grupet e interesit për interesa të tija politike dhe personale, na ka bërë që ne si Force e re demokratike të dalim më këtë deklaratë për media për të fundit herë që ti themi  , Forca nuk përkrah asnjë vendim që z.Gjeka si ish-kryetar Komune kërkon ta realizoj sepse nuk ka ma shumicë qeverisëse dhe Forca nuk i jep ati përkrahje për Kryetar komune.

Ish-Kryetari  z.Gjeka kërkon zhvillim nëpërmjet grimcave të planeve, kurse  investimi mbi 25 milion euro në ujësjellës kanalizime ka mbetur në fioka, z.Gjeka vazhdon shkatërrimin e institucioneve publike për interesa të tija partiake, z.Gjeka ka marrë kompetencat e Kuvendit, z.Gjeka e ka legalizu  ndërtimin e egër dhe pa kriter  në blerje  votash , z.Gjeka është politikan i cili vendin udhëheqës nuk e ka marrë si përgjegjësi ndaj qytetarëve , por më shumë si një rast jetësor për të sunduar dhe lehtësi për të përfituar.

Fatmir Gjeka e ka të qartë që kriza ne Komunën e Ulqinit në çdo rast do të zgjidhet me largimin e tij nga vendi i kryetarit dhe e vetmja gjë që ai shikon është ti zgjas ditët në karrikën e Kryetarit të komunës me shpresë që të përfitoj sado pak.

Ky model i politikaneve tashmë ka filluar të kthehet në sëmundje ngjitëse nga e cila rrezikohet e tërë shoqëria, prandaj Forca e re nuk do jetë më pjesë e këtij modeli politikani dhe modeli udhëheqje me Komunën e Ulqinit.

Situata në të cilën ndodhet skena politike kërkon pjekuri dhe maturi politike , gjithmonë duke ruajtur interesin e përgjithëshem dhe Forca e re është e gatshme të ulet në tavolinën e dialogut politik me secilin subjekt politik i cili kërkon që të punojë në bazë të marrëveshjeve politike mbi të cilët ngrihet ajo platformë qeverisëse për Komunën e Ulqinit

Genci Nimanbegu

Deputet i Forces ne Kuvendin e Malit te Zi

Share.