Nimanbegu falenderon deputetët për mbeshtetje të Ligjit për Valdanosin. Javën tjetër pritet votimi…

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Kuvendin e Malit të Zi në rend të ditës ishte shqyrtimi i Ligjit mbi Valdanosin i cili të gjith deputetët e pranishëm si të pushtetit ashtu edhe të një pjese të opozitës, dhanë mbështetjen e tyre të parezervë lidhur me votimin e këtij ligji i cili do të menjanonte një padrejtësi të madhe ndaj pronarëve të këtyre pronave padrejtësisht të marra para 43 viteve.

Deputeti Genci Nimanbegu ishte propozues i këtij ligji dhe e mbrojti këtë pikë të rendit të ditës. Ai i falenderoi të gjithë kolegët në kuvend të cilët e mbështetën këtë pikë, duke theksuar se një votë e cila do të jetë konsensuale do të mundësojë që një padrejtësi shumëvjeçare për pronarët e ullishtës të rikthehet.

Më poshtë mund të lexoni në tërësi edhe publikimin e deputetit Nimanbegu:

Të  nderuar qytetarë, të nderuar ish pronar të pronës së Valdanosit, si duket sot është dita kur Mali i Zi po jep Vendimin dhe premtimin që kyt pronë do ta kthejë. Unë dua të falenderoj të gjithë kolegët këtu, të falenderoj të gjithë aktivistët  në këtë hapje shumëvjeçare e cila do të thoja, e ka ndarë shoqërinë tonë. Ktu fituesit nuk do të jenë vetëm ish pronarët, fitues në këtë betejë do të jetë e drejta dhe do të jetë komuniteti jonë në Ulqin dhe prandaj ju uroj kthimin e pronës e cila besoj se brenda 10 ditëve do të vërrtetohet këtu me votën e të gjithë deputetëve.

Sot duke ju falenderuar kolegëve në rend të ditës është ligji i cili ka të bëjë me kthimin e pronës së Valdanosit dhe i cili është dorëzuar në këtë Kuvend dhe ka fituar përkrahjen e të gjithë klubeve të deputetëve që të shqyrtohet në rend të ditës. Më lejoni shkurtimisht të them çka është Valdanosi. Ullishta e Valdanosit është pjesë e Ullishtës së Ulqinit dhe në vitin 1978 është marrë, është eksproprijuar nga ushtria për qëllime të ndërtimit të objektit me karakter të përhershëm. Kanë kaluar 43 vite, gjenerata dhe gjenerata pronarësh janë privuar nga shfrytëzimi i kësaj prone dhe sot në atë zonë nuk ka më ullishtë e cila prodhon, është zonë e cila ka shpenzuar energji dhe kohë, si të  Shoqatës për kthimin e pronës, si shoqatave joqeveritare, si subjekteve politike, dhe tani kemi një solemnitet do të thoja në kuvendin tonë që të flasim për kthimin e kësaj prone. Mundësia që kjo pronë ti kthehet pronarëve legjitim  është mundësi që i është ofruar Kuvendit të Malit të Zi dhe Kuvendi i Malit të Zi shpresoj që me një votë e cila do të jetë konsensuale do të mundësojë që një padrejtësi shumëvjeçare për pronarët e ullishtës të rikthehet.

Share.