Nimanbegu – Elezagiqit: PSD-ja një parti parazite në grahmat e fundit të ekzistencës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas deklaratës së dy ditëve më parë në Konventën paragjedhore të Partisë Socialdemokrate, ku kryetari i saj për Ulqinin  Skender Elezagiq, akuzonte liderët e Partive shqiptare të Malit të Zi si bashkëpërgjegjës të dretjpërdrejt me Partinë Demokratike të Socialistëve për shkatërrimin e Ulqinit, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të listës të Koalicionit më të madh të shqiptarëve “Shqiptarët Të Vendosur”, z. Genci Nimanbegu.

Nimanbegu ka qënë i ashpër përmes një statusi të tij në Facebook, ku e shikon këtë deklaratë si të lajthitur në përmasa të atilla sa mund ta besonte veç një fëmijë 6 vjeçar. Deputeti i Forcës, thekson më tej në statusin e tij se, Partia Socialdemokrate  një ish Parti satelitë e pushtetit e kthyer në një Parti parazite, po kërkon edhe sot në grahmat e fundit të mbijetesës së saj politike të përçaj shqiptarët. Ai përfundon duke u shprehur se, shqiptarët e dinë që për 18 vite me radhë ajo ka qënë në pushtet dhe se Partitë malazeze kursesi nuk do të mbështesin kauzat e tyre, dhe se shqiptarët kësaj rradhe  do të votojnë vetëm shqip.

Share.