Nimanbegu: Duhet te mbeshtetet bujqesia dhe turizmi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjate seances se Kuvendit te Malit te Zi, te mbajtur me 28 maj2020, deputeti i Forces Genci Nimabegu  i ka shtruar dy pyetje nënkryetarit te Qeverise Millutin Simoviq lidhur me lehtesimin e masave qe lidhen me turizem dhe bujqesi.   Nimanbegu pyetjen e pare ia dedikoi  prodhuesve bujqesore, duke theskuar  se duhet te mbeshtetet bujqesia  vendore per te  bere prodhime te shendetshme.  Ai poashtu potencoi  ceshtjen e  kontrollimit te sterpikjeve te prodhimeve vendore, te cilat duhet te ndihmohen ne menyre qe ato te jene sa me te shendetshme per banore sepse shpesh mund te krijohet pershtypja se prodhimet mund te jene tejet te sterpikura, sidomos ato te cilat importohen. Ne pergjigjen e tij nenkryetari Simoviq tha se cdo prodhues eshte i obliguar te beje kontrollin e bimeve qe prodhon dhe duhet te respektoje daten e trajtimit me pesticide me ate te qitjes se prodhimeve ne treg. Kur  eshte ne pyetje kontrollimi I prodhimeve te importuara, Simoviq tha se ne kete periudhe u eshte ndaluar qitja ne tregun e Malit te Zi mbi 1511 tone prodhime te ndryshme.

Pyetjen  e dyte  deputeti Nimanbegu  ia dedikoi  sezonit  turistik, duke i sugjeruar  qeverise qe te formoje nje pako kreditore   me kamaten  zero per te ndihmuar objektet hoteliere  dhe akomodimet private qe te tejkalojne krizen e ketij viti.  Nimanbegu  tha  se  duhet  ti jepet ndihmese shume me teper sektorit privat kur eshte ne pyetje turizmi  sepse ata perbejne pjesen me te madhe te sherbimeve dhe akomodimeve per turiste.

Nenkryetari Simoviq tha se ne kuader te Trupit koordinues nacional jane formuar 7 shtabe operative, e njeri nder ta eshte edhe shtabi operativ per ekonomine turistike, qellimi i te cilit eshte ballafaqimi ne menyren me te mire te mundshme me pasojat e pandemise ne sektorin e turizmit. Simoviq tha se Mali i Zi nga turizmi gjate vitit te kaluar ka vjelur te ardhura prej mbi nje milard e dyqind mije euro dhe ajo nuk mund te krahasohet, sepse ne periudhen e njejte  te vitit te kaluar nga turistet e huaj Mali i Zi ka pasur te ardhura prej 207 milion euro. Edhe pse ky vit parashikohej te jete me i mire, situata e pandemise i ka nderprere te gjitha, tha Simoviq.  Ai poashtu tha se ne pakon e trete te masave, do te vendosen linjat kreditore, jo vetem per likuiditet por edhe per pergatitjet e sezonit, duke theksuar se ka nje dallim te madh ne mes te atyre te cilet turizmin e kane veprimtari primare dhe atyre qe turizmin e kane veprimtari shtese dhe te gjithe duhet te japin mbeshtjetjen e vete, kurse ata qe presin mbeshtetje duhet te shikojne paraqitjet e tyre tatimore, sepse ato do te jene baze per analiza.

Nimanbegu pas pergjigjes se nenkrzetarit Simoviq, theksoi perseri nevojen per te ndihmuar qiradhenesit privat duke ju mundesuar marrjen e nje kredie e cila do te ju garantoje qe familjet e tyre te kene mbijetesen ekonomike, kurse kthimi i atyre  mjeteve te jete vite me radhe qe te mos e rendoje buxhetin familjare ne te ardhmen.

Share.