Nimanbegu: Do të kërkojmë mandate të garantuara

0

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Genc Nimanbegu, në një intervistë për emisionin Mozaiku të RT në MZ, deklaroi se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve me vetëm një mandat është i papranueshëm, dhe se do të propozojë mandate të garantuara. Në zgjedhjet e fundit listat shqiptare kanë marrë mbi 10.000 vota dhe përfaqësohen me vetëm një deputet, çka është gati dyfishi i votave që nevojitet për listat e tjera. Nimanbegu tha se ndarja e votave e listave shqiptare duhet të bëhet mbi baza matematikore, dhe do të propozojë që secila listë që ka marrë mbi 0.5% të votave, të ketë të drejtë të marrë pjesë në ndarjen e mandateve. Në këtë drejtim për shqiptarët duhet të dedikohen 4 mandate, tha Nimanbegu.

Share.