Nimanbegu dhe Nika takohen me Albin Kurtin

0

Sot në Prishtinë nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe kryetari i KKSH-se Faik Nika u takuan me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, deputenin më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë dhe kandidatin për kryeministër, pranë kësaj partie.

Sipas një postimi të kryetarit të KKSH-se Faik Nika neërrjetin social Facebook, ata në këtë takim folën për shqiptarët në Malin e Zi, gjendjen aktuale dhe sfidat që i presin.

“Ndër të tjera diskutuam për: Ligjin zgjedhor në Mal të Zi, kërkesat e subjekteve politike shqiptare për vende të garantuara; pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare 2020; çështja e punësimeve propocionale në institucione publike; të drejtat kombëtare (arsimi,gjuha shqipe, simbolet kombëtare, trashigimia kulturore etj); Nevoja për investime dhe zhvillim ekonomik të vendbanimeve ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. U pajtuam që bashkpunimi të jetë i vazhdueshem, institucional e parimor për programe dhe interesa kombëtare gjithëpërfshirëse”, theksoi kryetari Nika në postimin e tij.

Share.