Nimanbegu dhe Gegaj reagojnë ashpër ndaj deklaratave të Medojeviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bëra nga njëri prej liderëve të Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq, se ky grupacion me të ardhur në pushtet do të anullojë njohjen e pavarsisë së Kosovës.

Ai këtë deklaratë e ka quajtur si të rrezikshme ,sidomos kur vjen nga ana e pjesës “pro malazeze” të Frontit , siç është Lëvizja për Ndryshime, e cila sipas Nimanbegut është asimiluar komplet në pjesën “pro serbe”.

Edhe deputeti shqiptar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Nikollë Gegaj, ka reaguar ndaj këtyre delaratave të Medojeviq, duke thënë se nuk do të ishte çudi që Fronti të tentonte të anullojë edhe pavarësinë e Malit të Zi, nëse i jepet rasti të hyjë në pushtet.

Share.