Nimanbegu:Cdo ndertim ne Rumi eshte provokim ndaj popullates. Dikush ketu e konsideron veten mbi Ligj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhur me aktivitetet e fundit te cilat po zhvillohen ne maje te malit te Rumise, murosja e kishes nga metali te vendosur nga kisha ortodokse serbe, sot permes institucionit te pyetjes se deputetit, nenkryetari I Parlamentit te Malit te Zi Genci Nimanbegu ka parashtruar pyetjen drejtuar Ministrit per zhvillim te qendrueshem dhe turizem Pavlle Radulloviq. Nimanbegu ka kerkuar qe ceshtje e ndertimit te nderprehet, duke shtuar se ne kete menyre dikush e konsideron veten mbi Ligj. Nimanbegu ne pyetjen e deputetit tregon edhe shkresen e drejtuar kesaj ministrie me daten 13.10.2018 me te cilen e ka njoftuar ministrine ne fjale mbi keto punime dhe e cila qarte tregon se per keto punime askush nuk ka paraqitur asnje kerkese dhe sipas ministrise “ne lokacionin e permendur nuk zhvillohen punime ndertimore “.

Pyetjen ne tersi mund ta lexoni me poshte, kurse pergjigje do te jete ne seancen e radhes te Kuvendit te Malit te Zi e cila fillon te merkuren me 24.10.2018.

2314-00-61-2-18-174

Share.