Nimanbegu: Ambasadori Durmishi, shembull i jashtëzakonshëm diplomatikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nënkryetari I Parlamentit të Malit të Zi  dhe funksioneri I Forcës Genci Nimanbegu priti Ambasadorin e Republikes së Kosovës z. Skender Durmishin ne vizitën e lamtumirës. Nimanbegu theksoi se ishte nder dhe kēnaqësi që këto tre vite të mandatit të tij të bashkëpunojë ngusht me ambasadorin Durmishi.
“Sot kemi shprehur kënaqësin që mardhënijet ndërmjet dy shteteve sovrane janë duke u zhvilluar vazhdimisht dhe që ky është fakt i cili na gëzon shumë. Mbetet që të rriten përpjektjet për përmirsimin e lidhjeve infrastrukturore, rruga Plav Deçan si e rendesise primare; por edhe rritjen e këmbimit ekonomik. U falenderova përzemërsisht Ambasadorit te parë të Kosovës në Mal të Zi për profesionalizmin e tij, shembullin e jashtëzakonshëm diplomatikë por çka është më e rëndesishme prezantimin dinjitozë të vendit të tij, çka mund të shërbej si shembull për të gjithë. Faleminderit Ambasador dhe suksese ne sfidat e juaj të ardhme.
Ketu te ne do ta gjeni gjithmon derën e hapur, sepse ju e keni merituar këtë”, theksoi Nimanbegu.

Share.