NIKË GJELOSHAJ SHEF I KLUBIT

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti Nikë Gjeloshaj, gjatë tetë muajve të ardhshëm do ta kryejë funksionin e shefit të klubit të deputetëve të kater partive:FORCA, Alternativa Shqiptare , Iniciativës qytetare kroate dhe Partisë Liberale. Nga ky klub njoftohet se Gjeloshaj deri më 20 mars të vitit të ardhshëm do të jetë në krye të klubit të Partive në fjalë. Kur është formuar klubi jam marrë vesh që në krye të tij në çdo tetë muaj të bëhet rotacioni. Funksionin e shefit të klubit para deputetit Gjeloshaj e ka ushtruar deputeti Andrija Popoviq.
Gjeloshaj pasiqe do te marre pjese drejtperdrejte ne mbledhjet e kolegjiumit te Kryetarit te Kuvendit, ai deklaron se në rastin e parë do kërkojë me këmbëngulje që në seancën e parë të rregullt në muajin tetor, çështja e Komunës së Malësisë të jetë në rend të ditës.

Share.