Nika: Shqiptarët ti japin mundësi qëndrimit në vendit e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tha për Televizionin Teuta se problemi më mi madh me të cilin përballën shqiptarët në Mal të Zi për momentin është emigrimi masiv, çka seriozisht rrezikon numrin edhe ashtu të vogël të tyre. Ai shtoi se të rinjtë duhet ti japin një mundësi qëndrimit në vendin e vet, edhe pse largimi është i kuptueshëm duke pasur parasysh kushtet e pavaforshme ekonomike.

Në lidhje me angazhimet që e presin këtë insitucion, Nika tha se ato në periudhën e kaluar kanë bërë një punë të madhe, sidomos sa i përket teksteve shkollore dhe regjistrimit të studentëve, kurse në periudhën e ardhhsme vëmendje e veçantë do ti kushtohet punësimit të shqiptarëve në administratën publike.

Share.