Nika pas vizitës në SHBA: Bashkëpunim i mirë në kulturë, nevojitet përparim në atë ekonomik

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tha për TV Teuta se gjatë vizitës në SHBA ka pasur rastin të takohet me përfaqësues të shumtë të shoqatave shqiptare që veprojnë në këtë vend, me të cilët ka diskutuar për modelet e avancimit të bahskëpunimit në mes diasporës dhe vendlindjes. Nika tha se ndër sektorët ku bashkëpunimi është në nivele të kënaqëshme është kultura, por nevojitet avancim i bashkëpunimit ekonomik. Sipas tij, bashkatdhetarët tanë në diasporë janë të interesuar të investojnë në vendlindje, por kërkojnë kushte dhe garanci për sigurinë e investimeve të tyre, njëjtë si në vendet e tjera të zhvilluara.

Share.