Nga tërmeti dëmtohet rëndë ura e re në Portë Milenë (Foto)

0

Lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit kanë dëmtuar seriozisht urën e re në Port Milenë. Plasaritjet e krijuaraj janë të dukshme, madje në pjesën ndarëse të korsive shkojnë deri në 20 centimetër,që është një rrezik i madh për kalimtarët,e sidomos  për fëmijë. Këshilltari i pavarur për rrugë në Komunën e Ulqinit, Gjegj Daboviq, dëmtimet i vlerëson tejet të rrezikshme dhe kërkojnë një ndërhyrje urgjente.  Daboviq tha se për rastin kanë lajmëruar Drejtorinë për komunikacion dhe janë në pritje të ardhjes së sllovenëve të cilët kanë kryer punimet në këtë urë .Ai shtoi se ura ka mbetur e pa përfunduar meqenëse me projekt është parapa të jetë urë lëvizëse, dhe kjo mund të jetë arsyeja pse ka ardhë deri tek dëmtimet e mëdha nga lëkundejt e tërmetit. Sipas tij , me shumë gjasa ura lëvizëse e cila ishte e paraparë me projekt nuk do të realizohet kurrë. Ndërtimi i kësaj ure me gjatësi 600 metra, ka kushtuar 13.9 milionë euro dhe inagurimi u bë me 20 maj të vitit 2013.

Share.