Nga sot numri i lirë për informacion në lidhje me vendndodhjen e votimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Telefonatat pa pagesë  Call Center të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në të cilën qytetarët do të kenë mundësi të informohen mbi regjistrimin në listën zgjedhore dhe vendin e votimit, do të fillojë punën sot. Siç theksojnë MPB e kanë formuar qendrën e thirjes me numrin unik 19820 në lidhje me zbatimin e legjislacionit të ri zgjedhor.

“Me thirje në këtë numër, dhe komunikimin e të dhënave personale (emri, data e lindjes dhe emrat e prindërve) ose numrin e identifikimit, qytetarët nga operatori do të jenë në gjendje të marrin informacion në lidhje me nëse ata janë të regjistruar në regjistrin zgjedhor, dhe ku është  vendvotimi I tyre”, thuhet në kumtesën e MPB-së. Siç theksohet, numri unik 19820 është në dispozicion për të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse në Mal të Zi dhe thirrja është i lirë nga e hëna për gjithë qytetarët nga ora 7 deri në orën 19. Qendra e thirjes do të punoj deri me 16 tetor në orën 20.

Share.