NGA SIVJET – SHKOLLA E MUZIKES DHE BALETIT NE ULQIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me 3 shtator ka nisur viti i ri shkollore per te gjitha shkollat fillore dhe te mesme ne Mal te Zi . Drejtori i Shkolles se Muzikes ne Ulqin Jusuf Cufo Lika i ftuar ne emisionin ” Dite e Re ” deklaroi  qe kete vit shkollore e nisen me reforma  , ku nga sivjet shkolla e muzikes ne Ulqin kthehet ne Shkolle nentevjecare si te gjitha shkollat e tjera fillore me Mal te Zi . Gjithashtu pjese e reformes eshte edhe hapja e drejtimit per Balet prane kesaj shkolle . Drejtori Lika tregoi qe jane duke punuar intenzivisht ne pergaditjen e salles per Balet e cila shume shpejte do te jete gati per nxenesit qe do te jene pjese e ketij grupi. Lika njeheresh u shpreh i kenaqur me ate se cfare kane arritur gjate gjithe ketyre viteve pune dhe premtoi se do te vazhdojne me po te njejtin ritem edhe ne te ardhmen me qellim ngritjen ne nivel sa me te larte te institucionit te cilin e drejton .

Share.