Nga gripi sezonal vuajnë mbi 700 persona, shënohen dy raste të vdekjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në kohën kur temperaturat kanë shënuar rënie, janë shtuar rastet e gripit dhe viruseve sezonale. Në Qendrën Klinike thuhet se viruset sezonale, rrezikojnë më shumë shëndetin e fëmijëve, personave në moshë si dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Nga gripi në Mal të Zi janë sëmurë mbi 700 persona, shifër kjo e cila tejkalon pragun e epidemisë.

Deri më tash, dy persona, të cilët ishin të sëmurë kronik, e kanë humbur jetën nga gripi sezonal. Drejtori i institutit për shëndet publik Boban Mugosha përsëri ka apeluar për vaksinim të obligueshëm, posaçërisht të sëmurëve kronikë, të cilët goditën të parët nga gripi. Grupet më të rrezikuar janë personat mbi moshën  65 vjeç, gratë shtatzëna dhe personat me sistem të dobët të imunitetit.

Share.