Nga 9 qershori linja direkte ajrore Kazakistan-Mali i Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Linja ajrore kombëtare kazake “Air Astana” do të fillojë fluturimet e drejtpërdrejta për në Malin e Zi më 9 qershor, tha Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq.  Ai njoftoi në Twitter se “Air Astana” do të fluturojë dy herë në javë nga Nur Sultan dhe  Almaty, me mundësinë e rritjes së numrit të fluturimeve gjatë sezonit.  Qytetarët e Kazakistanit kanë një regjim pa viza nga prilli deri në tetor, gjë që e bën më të lehtë për ata të vijnë në Malin e Zi.

“Interesimi për destinacionin tonë është i madh dhe një promovim shtesë intensiv i Malit të Zi në Kazakistan është planifikuar për periudhën e ardhshme, “tha Milatoviq.

Share.