Nga 5 qershori NATO mbikëqyr qiellin e Malit të Zi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aleatët e NATO-s, Italia dhe Greqia nga 5 qershori do të fillojnë patrullat ajrore të NATO-s mbi Malin e Zi, njoftoi Aleanca e Atlantikut. “Meqenëse, Mali i Zi nuk ka avionë ushtarakë, aleatët do t’i ndihmojnë në sigurimin e hapësirës ajrore”, thuhet në njoftimin e NATO-s. Sipas Brukselit , Mali i Zi jep kontributin e tij në sigurinë e përbashkët të Aleancës përmes dërgimit të ushtarëve në misionin për stërvitje të NATO-s, në Afganistan dhe një mbështetje financiare për forcat afgane të sigurisë.

Share.