Nga 2000 analiza të dërguara në Gjermani, 475 rezultojnë pozitive me Covid 19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 2000 analiza që ISHP ka dërguar në Gjermani për testim, 475 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Duke marrë parasysh edhe analizat e kryera në vend, tani numri i të infektuarve aktiv në Mal të Zi është 1453 persona.

Kryetari i Trupit Koordinues Nacional, Millutin Simoviq, njoftoi sot se nuk do të ketë masa të reja restriktive si urdhëri për të qëndruar në shtëpi, si në fazën e parë të pandemisë.  Ai la të kuptohet se ekonomia nuk do ta përballonte diçka të tillë, por bëri thirrje që të bëhet kujdes dhe të respektohet distanca sociale. Sipas Simoviq, në këtë fazë jeta dhe puna duhet të vazhdojnë deri diku në mënyrë normale por duke pasur kujdes dhe duke respektuar sugjerimet e Trupit Koordines Nacional, si dhe duke treguar vetëdisciplinë dhe përgjegjshmëri. Ndërkohë në spitalin e Tivarit, në të cilin ndodhen edhe pacientë nga Ulqini, për momentin janë duke u trajtuar 17 pacientë, nga të cilët njëri është në gjendje të rëndë pasi vuan nga probleme neurologjike, por asnjëri nuk ka nevojë për rspirator, thanë për RTnë mMZ nga ky institucion.  Bashkimi Evropian i ka dhuruar këtij spitali edhe një aparat rendgen dixhital për të sëmurit me koronavirus, çka bën të mundur inçizimin nga krevati pa pasur nevojë të shkohët në dhomën e rentgenit. Kjo do të ul ndjeshëm rrezikun nga infektimet të pacientëve të tjerë dhe persnelit të spitalit.

Share.