Nga 1 tetori, 40% zbritje në shërbimet e “Parking Servisit”

0

Drejtori i “Parking Servisit” Aleksandër Jacoviq, për TV Teuta u shpreh i kënaqur me rezultatet e punës së këtij shërbimi., por vlerësoi se ka akoma hapësirë për të përmirsuar funksionimin dhe rritur cilësinë e shërbimeve. Sa i përket vërejtjeve më së shumti kanë të bëjnë me pamundësinë e shfrytëzimit të kontratave  në hapësirën tjetër,që do të thotë nëse paguhet parkingu për hapësirën e kuqe nuk ka mundësi të parkohet në hapësirën e verdhë. Jacoviq tha se këtë çështje do ta shtrojë në Kuvend me një amandament të veçantë ku do të kërkojë ndryshimin e vendimit në fuqi. Nga dita që ka filluar punën ky shërbim, nga marimanga janë konfiskuar 324 automjete. Jacoviq njoftoi se nga data 1 tetor deri me 1 qershor të vitit tjetër do të ketë ulje të çmimeve  prej 40% në pagesën e vendeve për parkim. Nga kjo datë shërbimi për zonën e kuqe do të jetë 35 cent ora ,ndërsa në zonën e verdhë 25 cent. Deri tani janë lidhur 934 kontrata me qytetar për shfrytëzimin e parkingjeve. Jacoviq paralajmëroi edhe ndërtimin e garazheve tek Kalaja dhe hapësira të reja në afërsi të gjimnazit “Vëllazërim Bashkimi”.

Share.

Leave A Reply