Nga 1 nëntori fillon kërkimi i naftës në bregdetin e Malit të Zi

Nga 1 nëntori fillon kërkimi i naftës në bregdetin e Malit të Zi

0

Konzorciumi Eni-Novatek, e cili ka fituar të drejtën për kërkimin e naftës në bregdetin e Malit të Zi, nga data 1 nëntor do të fillojë aktivitetet në këtë drejtim. Në këtë fazë parashihen kërkimet seizmike të cilët do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm, kurse në rast rezultatit pozitiv, në vitin 2020 mund të vijë deri tek shpuarjet e para të nëndetit. Sipas ekspertëve, platforma e parë eventuale do të jetë ndërmet Tivarit dhe Ulqinit, në largësi prej 23 km nga bregdeti, jashtë ujrave të Malit të Zi. Nga ky konzorcium kanë hedhur poshtë shqetësimet që janë ngritur në lidhje me rreziqet që mund të ekzistojnë për ekologjinë dhe mundësinë e tërmeteve, por organizata ambientaliste nuk e ndajnë këtë optimzëm. Në lidhje me të ardhurat eventuale nga nafta, Qeveria e Malit të Zi ka planifikuar që 15% e tyre të shkojë në buxhet kurse 85% në fondin investues të ngjashëm me atë të Norvegjisë.

Please follow and like us: