Netët e maturës vetëm në ambient të hapur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Epidemiologja Millena Popoviq- Samarxhiq tha se autoritetet po konsiderojnë lejminin e organizimit të mbrëmjeve të maturës , por që ajo duhet të jetë rreptësisht vetëm në ambient të hapur.

Tradicionalisht ne Ulqin shkollat filllore dhe ato të mesme organizojnë festa për maturantët dhe gjysëm maturantët ne fund të vitit shkollorë , gjegjësisht në fund të majin deri në fillim të Qershorit .

Edhe gjatë vitit të kaluar zhvillimi i këtij aktiviteti ka qenë në pikëpyetje për shkak të pandemisë , mirepo u realizua gjatë muajit Qershor me lehtësimin e situatës epidemiologjike dhe entuziaymit së madhe të nxënësve.

Edhe sivjet të gjithe maturantët dhe gjysem maturantët e Komunës së Ulqinit kanë bërë të gjitha përgaditjet paraprake për festen e maturës , dhe shpresojnë që kjo ëndërr do t`i realizohet , duke qenë se Pandemia e Covid-19 nuk i ka lejuar të zhvillojnë as ekskursionet e maturës .

Share.