Nesër mbledhja e Kuvendit Komunal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbledhja e kuvendit komunal të Ulqinit  do të mbahet nesër në orën 11:00. Në rend të ditës janë parashikuar 29 pika të cilat pritet të aprovohen gjatë ditës së nesërme nga këshilltarët e kuvendit. Kryetari I Kuvendit Loro Nrekiq për televizonin Teuta, thotë se rëndësi të madhe ka sidomos pika për propozimin e planit strategjik të komunës së Ulqinit për periudhën 2016 -2020, programi i rregullimit të hapësirës për vitin 2016, propozim vendimi për objektet ndihmëse etj.

Nrekiq tregon se i ka bërë ftesë të gjithë këshilltarëve për të qënë të pranishëm në këtë seancë të Kuvendit.

Seanca e radhës e kuvendit komunal  të Ulqinit do të mbahet brenda periudhës kohore deri me 20 Maj, ku do të jenë edhe katër plane të tjera që presin per tu shqyrtuar .

Share.