Neser mbahet turneu i XVII ndërkombëtar i karatesë “Ulqini Open 2019”

0

Ditën e djele datë 14 prill do të mbahet turneu i XVII ndërkombëtar i karatesë “Ulqini Open 2019”. Ky turne organizohet nga klubi i karatesë” Ulqini” dhe Federata e Karatesë së Malit të Zi. Turneu do të mbahet në sallën sportive të shkollës fillore “Marshall Tito” me fillim në ora 10:00. Skender Tahiri nga klubi i karatesë Ulqini njëheri edhe drejtor marketingu i këtij klubi tha për RTV Teuta se ky është turneu më i madhë i cili organizohet në ballkan ku këtë vitë priten të jenë pjesmarrës mbi 800 garues nga vende te ndryshme. Tahiri tha se interesimi për këtë sport çdo vit është edhe më i madh andaj edhe kësaj rradhe i fton të gjithë që të jenë pjesë e këtyre ditëve sportive. Numri i madhë i garuesve do ti sjellë Ulqinit një freski jo vetëm sportive por edhe turistike në këtë fillim pranvere. Ky turne mbahet në kuader të aktiviteteve të kremtimit të Ditës së Ulqinit.

Share.

Comments are closed.