Nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shtëpinë e Shëndetit  të Ulqinit dhe Stacionin Shëndetësor në Katërkollë ditën e enjte fillon vaksinimi kundër gripit sezonal.

“Kemi fituar 1000 doza të cilat janë të mjaftueshme për grupmoshat e rrezikuara, i tha televzionit Teuta drejtori i këtij Institucioni shëndetësor dr. Pavle Marnikoviq,duke shtuar se të gjithë qytetarët e interesuar që duhet të vaksinohen më parë duhet të lajmërohen në Shtëpinë e Shëndetit tek mjeku i zgjedhur që të marrin udhëzimin.

Përndryshe drejtori Marnikoviq tha se situata shëndetësore në këtë komunë është stabile.

Share.