Nesër fillon edicioni i 4-të i Seanema Film Festival

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Festivali i filmit Seanema, për të katërtin vit me radhë do të organizohet në qytetitin tonë. Në konferencën për media të mbajtur në ambientët e Bibliotekës së Ulqinit, Drita Llolla, nga OJQ “Unë veproj”  njoftoi se festivali fillon ditën e enjte me 23 gusht në orën 20.00, në Kalanë e Ulqinit, dhe do të zgjasë deri me 26 gusht. Ajo falenderoi Komunën e Ulqinit, Organizatën Turistike dhe Qendrën e Filmit të  Malit të Zi për përkrahjen në organizimin e këtij festivali. Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe drejtori i OT-së Fatmir Gjeka vlerësuan se ky festival tashmë është bërë pjesë e ofertës kulturore të Ulqinit dhe se do të ketë përkrahje edhe në të ardhmen. Tema e festivalit për këtë vit do të jetë “Identiteti”.

Share.