Nesër, të gjitha ekzaminimet e planifikuara ambulatore specialiste dhe subspecialiste do të fillojnë në Qendrën Klinike të Malit të Zi, sipas datave të planifikuara. Nga qendra Klinike e Malit te Zi njoftojnë që mostrat për analiza laboratorike, gjenetike dhe imunologjike do të merren nga e hëna. Ata kujtuan se që nga 1 dhjetori, të gjitha ekzaminimet e planifikuara radiologjike do të kryhen në Qendrën për Diagnostifikimin Radiologjik. “Puna do të organizohet në përputhje me masat e rekomanduara epidemiologjike, të cilat përfshijnë veshjen e detyrueshme të një maske mbrojtëse, dezinfektimin e duarve, distancën fizike dhe matjen e temperaturës së trupit të pacientëve që hyjnë në Qendren Klinike”, u tha në deklaratë. Thuhet se të gjithë pacientët të cilët nuk i janë nënshtruar një ekzaminimi specialist ose subspecialist gjatë periudhës së pezullimit të punës, do të ftohen të marrin një termin të ri.
Neser fillojnë shërbimet mjekësore në Qendrën klinike të Malit të Zi
Share.