Nesër dalja në Rumi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dalja në malin e Rumisë është një traditë shekullore. Të gjithë pjesëmarrësit në maje të Rumisë kanë çuar nga një gurë, kurse në Djerrin e Rumisë janë zhvilluar garat popullore. Njëri ndër organizatorët e aktivitetit në fjalë, Xhelal Muja bën thirje tek të gjithë bjeshkatarët, por edhe tek adhuruesit e natyrës që tu bashkangjiten të dielen më 5 qershor.

Muja tha se  shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” e mori përsipër organizimin e aktivitetit të daljes në Rumi, ku në vitin 2012 një grup organizativ dolën për herë të parë në mënyrë të organizuar pas sa kohësh, duke i dhënë aktivitetit edhe karakter sportiv.

”Data e këtij aktiviteti sipas traditës ishte e lëvizëshme, janë bazuar në festën e Urrshajës të fshatit Brisk e cila është pesë javë pas Pashkëve. Shoqata e bjeshkatarëve “Rumia” e ka caktur muajin qershor si periudhën më të përshtatëshme për ecje në natyrë”-deklaroi Muja.

Ai poashtu konfirmoj pjesëmarrjen e shoqatës së bjeshkatarëve “Shkëmbi” nga Prishtina.

Share.