Nënshkruhet Protokolli për ndërtimin e një linje moderne për prodhimin e vajit të ullirit në Pistull

Nënshkruhet Protokolli për ndërtimin e një linje moderne për prodhimin e vajit të ullirit në Pistull

0

Sot kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, Ambasadori i Turqisë  në Podgoricë  Serhat Galip, Shefi i Agjencisë Turke Për Bashkëpunim dhe Koordinim Ahmet Alltun dhe Kryetarja e Shoqatës së Ullishtarëve  me seli në  Pistull ,Fahira Kraja  nënshkruan  Protokolin  për ndërtimin e  një linje  moderne  për  prodhimin  e vajit të  ullirit.Këtë investim  me vlerë 250,000 mije euro do ta realizojë TIKA.

Fillimisht kryetari Cungu,  në emër të Komunës  falenderoi  shtetin  e Turqisë, respektivisht Ambasadën dhe  zyrën e TIK-ës për  të gjitha projektet e realiyuara në komunën tonë  dhe ata që priten të realizohen në  të ardhmen.

Ambasadori Serhat Galib  në fjalën e tij tha se Ulqini zë vend të rëndësishëm  në projektet  e  TIK-ës dhe krahas turizmit  mendojmë se ai duhet të ketë dhe brendin e tij  të vajit të ullirit .Tek Krzetari Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij  vecoi Ambasadori kemi  gjetur  përkrahje të vazhdueshme.

Shefi i TIK-ës Ahmet Alltun u ndal  në rëndësinë e  realizimit  të këtij  projekti , përfitimet që do të ketë komuniteti dhe hapja e vendeve të punës . linja do të  jetë bashkohore, konformë standarteve evropiane,  në të do të mund të  përpunohen 10 ton vaj në ditë , e kjo do të thotë  që krahas ullishtarëve nga Pistulla, Ana e Malit  dhe Ulqini atz  ullinjtë mund  ti sjellin dhe  ullishtarë  nga Tivari.

Në emër të Shoqatës  së Ullishtarëve  në Pistull,  falenderoi Fahira Kraja, Ajo bëri një prezantim të Linjës  moderne,  dhe synimet që i ka vënë vehtes Shoqata Ajo tha se për momentin Shoqata  numëron 50 anëtarë të cilët në pronësi kanë  11 mijë  rrënjë ulliri, ndërkohë qe shoqata sznon që  brenda një kohe sa më të shkurtër  numri i anëtarëve dhe i trugjeve të dyfishohet.

Në  ceremonine e nenshkrimit  morën pjesë,  kryetari i Kuvendit Loro nrekiqi, Nënkryetarja Hadixha Gjoni  dhe  skretarët  e sekretariateve.

Please follow and like us:

Comments are closed.