Nënshkruhet Memorandumi- shkollë e re në Sukubinë, foshnjore dhe Abetare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Arsimit të Malit të Zi Predrag Boshkoviq, ndihmës drejtori e Drejtorisë së Punëve Publike Radovan Gjurashkoviq,  përfaqësuesi i diasporës në SHBA Cafo Boga dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka nënshkruan  Memorandumin e Mirëkuptimit për ndërtimin dhe pajisjen e paraleles së ndarë të shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë.

 

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka në konferencën e organizuar për media deklaroi se: ”Projekti ka nisur para 7 viteve i iniciuar nga Diaspora, por ka pasur zvarritje për arsye të ndryshme. Kemi prekur shumë çështje tjera që kanë të bëjnë me arsimin ,kemi hapur çështjen e foshnjores në fushën e Ulqinit që do të gjendet si pikë e rendit të ditës në seancën e parë të Kuvendit Komunal, pastaj është folur për shkollën e muzikës, por edhe për planet mësimore, për të gjitha këto çështje kemi hasur në mirëkuptim dhe shpresoi që në një periudhë të shkurtë do ti zgjedhim” –u shpreh kryetari Gjeka

Ministri i arsimit në Qeverinë e Malit të Zi Predrag Boshkoviq deklaroi se “Ky takim ka hapur disa çështje,ku si më të rëndësishmen dhe interesanten për popullatën e Ulqinit theksoi planet mësimore. Ai premtoi se Ministria e Arsimit do të përpiqet që tekstet shkollore në gjuhën shqipe do të korrigjohen dhe do ti përshtaten popullatës në fjalë, me theks të veçantë në Abetaren, për çfarë jemi në kontakte permanente me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Qeveria e Malit të Zi do të investoi 10 milion euro për ndërtimin  e 7 foshnjoreve në Mal të Zi ,ku  njëra është parapa  edhe në Ulqin të ndërtohet, dhe besoi që në vitin kalendarik 2016/2017 do të keni foshnjoren e re dhe shkollën e përfunduar në Sukubinë”u shpreh ministri Boshkoviq.

Cafo Boga përfaqësuesi i Diasporës i cili tash 40 vite jeton dhe punon në SHBA u shpreh se “sot nuk do të fajsoi  dhe as të kritikoi pushtetin aktual ,as ata që ishin më herët për zvarritjen e ndërtimit të shkollës, kritiken nëse mund të quhet kritikë do ta adresoja tek prindërit e fëmijëve që i kanë lejuar fëmijët e tyre të ndjekin mësimin në ata kushte mizore,sa të vështira po edhe të rrezikshme”.

Ndihmës drejtori e Drejtorisë së Punëve Publike Radovan Gjurashkoviq deklaroi se Qeveria e Malit të Zi për ndërtimin e shkollës në Sukubinë do të ndajë 100 mijë euro.

Nënshkruesit e Memorandumit më pas vizituan shkollën në Sukubinë.

Share.