NENSHKRUHET MARREVESHTJA NE MES TE DPS DHE FORCES,AFATIZOHET REALIZIMI I KERKESAVE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot ne Podgoricë ne ndertesen e vjeter te Qeverise u be nenshkrimi I Aneks marreveshtjes ne mes te liderit te Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviq dhe homologut te tij te Forcës së Re Demokratike,Nazif Cungu.
Me Aneks marreveshtje eshte i perfshire realizimi I disa pikave kyce te cilat jane probleme te kahmotshme te pakices shqiptare, por kesaj radhe realizimi I tyre eshte I afatizuar dhe te dyja palet shprehin optimizem qe kjo marreveshtje do te realizohet me dinamiken e planifikuar.
Gjate nenshkrimit te aneks marreveshtjes nga ana e Forces pervec krzetarit Cungu, I pranishem ishte edhe nenkryetari dhe deputeti Genci Nimanbegu, kurse nga ana e PDS-se Dushko Markoviq, Svetozar Maroviq dhe Tarzan Millosheviq. Poashtu gjate ceremonise se nenshkrimit moren pjese edhe partneret e koalicionit te pakices kryetari I partise boshnjake Rafet Husoviq dhe kryetarja e Iniciatives qytetare kroate, Marija Vucinoviq.
Kryetari Gjukanoviq ka shprehur kenaqesi qe kane nenshkruar kete marreveshtje, duke treguar gatishmerine e PDS-se qe te diskutoje dhe te ndaje pergjegjesine me partneret me te cilet I presin sfidat e reja per realizimin e projekteve zhvillimore te cilat kerkojne stabilitet te sistemit dhe perkushtim te punes.
Kryetari I Force Nazif Cungu ka vleresuar se nenshkrimi I ketij aneksi eshte I nje rendesie te posacme sepse ketu jane konkretizuar edhe afatet per realizim duke shprehur besimin se kesaj radhe implementimi do te realizohet. Cungu theksoi se shume shpejt do te behet formimi I trupave punuese te cilet do te merren me realizimin e te gjitha pikave vecmas.
Personi I autorizuar nga pala e PDS-se per mbikqyrjen e procesit te realizimit te marreveshtjes eshte nenkryetari I PDS-se dhe njeherit nenkryetar I qeverise, Dushko Markoviq, I cili shpreh gadishmerine per te filluar realizimin e marreveshtjes duke vleseruar se Forca eshte nje partner I mire dhe stabil, dhe kjo eshte me se e nevojshme per bashkepunim dhe realizimin e pikave te parapara.

Share.